“Për gjyshet e bukura e të mira”, Anjeza Shahini kujton një nga performancat e saj më emocionuese
Këngëtarja Anjeza Shahini është larguar nga Shqipëria dhe ka lënë muzikën për t’ju dedikuar jetës familjare. Megjithatë bukuroshja e ekranit nuk e ka humbur kontaktin me publikun shqiptar në asnjë moment. Me anë të ‘Instagram’, ajo shpesh publikon copëza kujtimesh nga performancat e saj ndër vite.
![]()
Video e fundit që ka publikuar i përket 10 viteve më parë, kur Anjeza ka performuar për publikun nëpërmjet ‘Klan Tv’ në emisionin “Histori me zhurmues”. Ky program ka patur në qendër historinë e Shqipërisë gjatë komunizmit. Këngëtarja ka performuar një cover të këngës ‘Gjyshes’ e kënduar në origjinal nga Vaçe Zela. “Një këngë e bukur për gjyshet e bukura e të mira, dhe këtu jam unë në #janar2009”,-shkruan më tej ajo.