Për herë të parë (ndoshta dhe të fundit), e gjithë Familja Vaso vallzojnë bashkë në skenë
Është pothuajse e pamundur të jesh fëmijë artistësh dhe të dalësh jashtë kësaj fushe, por ja që historia ka treguar edhe raste të tilla.
Roani, djali i vetëm i balerinëve të famshëm shqiptar, Enada Hoxha dhe Gerd Vaso është shembulli konkret. Vogëlushi që në fëmijërinë e hershme nuk ka shfaqur interes për baletin, edhe pse prindërit e tij kanë vënë më skenë disa nga veprat më tw famshmëe botwrore.
Djaloshi është i fokusuar totalisht tek futbolli, por sot, për hatër te mamit dhe babit bëri një përjashtim.
Ai u bë partner i Enadës dhe kërceu edhe krah Gerdit, në emisionin “E diela shqiptare” duke dhuruar disa momente të paharrueshme për ta.
Ndërsa ne si spektatorë, po mendojmë se me zdhjedhjen e tij, Roan i ka mohuar Shqipërisë një balerin mjaft premtues. /Kids’Time/

