Për herë të parë në histori Minnie Mouse nuk do të veshë fustan; Ja pse

Ka ardhur koha që në garderobën e Minnie Mouse të bëhen disa ndryshime drastike. Së fundmi, “Disneyland Paris” ka njoftuar se Minnie Mouse do të veshë kostumin e saj të parë të pantallonave në parkun francez për 30 vjetorin e tij në muajin mars.

Stilistja britanike Stella McCartney që ka dizejnuar veshjen në një deklaratë për shtyp tha se Minnie do të veshë kostum pantallonash në nder të muajit të grave.

“Jam e kënaqur që po punoj me të vetmen, ikonën Minnie Mouse”, tha mes të tjerash McCartney në deklaratë.

“Disneyland Paris” ka publikuar një video që tregon kostumet e reja, me shkëlqim për “Mickey, Minnie & Friends” që mund ta shihni më poshtë.

 

Share With:
Translate »
155 Views