Për herë të parë në QSUT trajtohet 7-vjeçari me tumor dhe e fiton betejën
Një 7-vjeçar është trajtuar me sukses në QSUT, i pari pacient në moshë pediatrike që merr trajtimin specifik cranio-spinal për trajtimin e tumorit.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, ministrja Ogerta Manastirliu shkruan se ky trajtim u realizua falë teknikave të avancuara të rrezatimit, mundësuar nga investimet e qeverisë për akseleratorin modern linear në QSUT.
“Një falenderim nga zemra për ekipin e shkëlqyer të mjekëve dhe infermierëve në QSUT, të cilët jo vetëm trajtuan me shumë profesionalizëm dhe dashuri Rogenin e vogël por stafi vendosi ta përcjellë duke i bërë surprizë biçikletën që ai aq shumë e dëshironte!”, shkruan ministrja në Facebook.
Rogeni sot përfundoi me sukses trajtimin e vështirë në Njësinë e Radioterapisë në Shërbimit Onkologjik të #QSUT 👉🏼 ku…
Posted by Ogerta Manastirliu on Friday, July 12, 2019