Për herë të parë prindër: Brenda mbrëmjes së Krishtlindjeve në shtëpinë e Gigit dhe Zayn që nuk ishte e zakonshme

Zayn Malik dhe Gigi Hadid janë në mesin e personave që këto Krishtlindje dhe Vit të Ri e festojnë si prindër e sigurisht emocionet dhe atmosfera ndihet më shumë tek ta.

Pak javë më parë super modelja ndau disa foto me të bijën në Instagram duke na treguar edhe dekorimet në shtëpinë e tyre.

 

Por si e kaluan mbrëmjen e djeshme familja e bukur? Gigi na e ka shuar të gjithëve kuriozitetin, duke publikuar foto e video nga darka e tyre në Instastory.

Në tryezën e tyre mbizotërojnë gatime e ëmbëlsira tradicionale të kësaj feste, teksa ajo nuk na ka treguar nëse kanë qenë vetëm të tre apo kanë patur edhe të ftuar.

Share With:
Translate »
362 Views