Për herë të parë shtatzënë, Nicki Minaj i surprizon të gjithë me këto foto

Prej kohësh, reperja e njohur, Nicki Minaj dyshohej se ishte shtatzënë. Pas një sërë spekulimesh ajo e ka konfirmuar vetë lajmin e ëmbël me anë të një postimi në llogarinë e saj ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur.

“Shtatzënë”, ka shkruar Minaj krah fotografisë ku shfaqet me flokët në ngjyrë të verdhë, ‘look-un’ e kuruar deri në detaje dhe barkun i cili është rritur mjaftueshëm.

Fansat janë surprizuar nga ky lajm dhe kanë lënë komente të shumta duke e uruar. Nicki e ka vlerësuar këtë moment dhe i ka falenderuar të gjithë për komentet pozitive.

 

 

Share With:
Translate »
467 Views