“Për herë të parë thirra emrin e tij” Sara Gjordeni bën dedikimin emocionues
Ish banorja e Big-Brother Vip3, Sara Gjordeni edhe pse shumë aktive në rrjetet sociale rrallë herë ndodh që ajo të postojë familjarët apo detaje nga momentet e tyre.
Mirëpo sot Sara na ka habitur me një dedikim për gjyshin e saj. Ndër rreshta të ndjerë ajo shkruan se ai është një ndër njerzit më të rëndësishëm në jetën e saj dhe ka një dashuri të pakufijshme për të.
“Ky është një ndër njerzit që dua më shumë në jetë! Gjyshi im! Krenaria ime më e madhe,” shkruan Sara teksa shfaq një foto me gjyshin.
Ndër të tjera ajo shton se çdo festë përpiqet ta festojë pranë tij, ndihet me fat që është mbesa e tij e preferuar dhe u bën thirrje ndjekësve të saj të telefonojnë gjyshërit e tyre.