“Për pak na shkoi ditëlindja me të qara”, po juve jeni gjendur ndonjëherë në situatën e Orindës dhe Turit?

15 korriku i vitit 2021 është pa diskutim data më e çmuar në kalendarin e Orinda Hutës dhe Turjan Hyskës, është data që ndryshoi katërçipërisht jetët e tyre. Dyshja e njohur e ekranit u bekuan me një vajzë, Atarën, që e kishin dëshiruar dhe pritur aq gjatë. Tanimë gjithçka rrotullet rreth saj kështu që është normale që edhe postimet e të dyve në rrjetet sociale t’i dedikohen më të voglës së familjes, e cila i ka bërë të gjithë të dashurohen me pamjen e saj të ëmbël.

Së fundmi vogëlushja ka festuar ditëlindjen e dytë dhe mami Orinda e babi Turi i kanë organizuar një festë me njerëzit e tyre të dashur, por ja që Atara nuk i paska edhe aq qejf festat. Moderatorja e njohur ka ndarë videon e bukur nga ajo ditë, duke shkruar se për pak festa desh përfundoi me të qara.

Me siguri kur ta shihni do të gjeni veten dhe do të kujtoni ndonjë video të fëmijëve tuaj që kanë bërë ekzaktësisht të njëtën mimikë kur kanë parë aq shumë njerëz përreth.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Orinda Huta (@orindahuta)

Share With:
Translate »
76 Views