Për shëtitje me mamin dhe babin: Ja si duket Jona Spahiu pas lindjes

Që pas lindjes së djalit moderatoren Jona Spahiu nuk e kemi parë në rrjete sociale, pasi nuk ka publikuar asnjë foto të sajën.

Mirëpo bashkëshorti i saj, Frenkli Ymeri ka publikuar sot në Instagram një foto krah Jonës dhe djalit të tyre. Ata duket teksa po shëtisin me të voglin dhe Jona duket rrezatuese krah bashkëshortit të saj.

Kjo është hera e parë që shohim fytyrën e Jonës pas lindjes së djalit dhe duhet të themi se shkëlqen e tëra.

Ndërsa vetë Jona ka publikuar një foto ku duket me të birin  teksa e shëtit dhe shkruan: “Aksesori me të cilin do më shihni më shpesh tani e tutje”, duke i’u referuar karrocës së bebit.

Mesa  duket çifti i ri po shijojnë prindërimin dhe duken më në formë se kurrë.Djali i tyre erdhi në jetë para një muaji dhe ata e quajtën Raiden.

Share With:
Translate »
1156 Views