Për të mos u humbur, rikrijohet pas 30 vitesh një nga skenat më të bukura të “Home Alone 2”

Festat na bëjnë gjithmonë nostalgjikë e jo më kot çdo dhjetor i rikthehemi filmave më ikonikë që na fusin në atë humorin e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. Ka një listë filmash dhe këngësh që megjithëse janë realizuar para disa dekadash janë gjithmonë aty për të na sjellë shpirtin e festës mbrëmjeve të ftohta të dhjetorit. Sa herë jeni ulur para ekranit për të parë “Home Alone” me njerëzit tuaj të dashur? Pa dyshim ky është filmi me të cilin festat e fundvitit identifikohen.

Së fundmi, aktorja e famshme Catherine O’Hara ka rikrijuar një ndër skenat më të bukura të “Home Alone 2”, momentin kur mamaja kupton se Kevin ka humbur apo ka mbetur vetëm në shtëpi…sërish! E nëse nuk e keni parë ende “Home Alone” për këtë sezon, atëherë kjo video do t’ju shtojë dëshirën për tu ulur në kolltuk e për t’i bërë ‘play’ filmit. Catherine, nëpërmjet platformës TikTok riluan pjesën ku asaj i bie të fikët në film kur kupton se ka lënë sërish pas të voglin e saj dhe duhet theksuar se ‘e qau’ momentin kur ra në tokë pa ndjenja.

Kjo video e shkurtër e rikrijuar 30 vite pas realizimit të filmit shumë të dashur për publikun, u bë menjëherë virale në rrjet. Në video gjithashtu kuptojmë se paska kaluar vërtetë shumë kohë që nga debutimi i saj në “Home Alone” dhe sa shumë ka ndryshuar aktorja që nga ajo kohë.

 

Share With:
Translate »
621 Views