Përdhunuesi i 11-vjeçares, Ekrem Rexhepi rrihet nga të burgosurit, i rrezikohet jeta dhe transferohet në burg tjetër
Ekrem Rexhepi, 26-vjeçar i arrestuar për përdhunimin e 11-vjeçares në Kosovë është dhunuar nga të burgosurit e tjerë. Sipas mediave lokale, 26-vjeçari është sulmuar fizikisht nga të burgosurit në qendrën e paraburgimit në Prishtinë.
Duke qenë se jeta e tij është e rrezikuar, mbrëmjen e kaluar atij i është ndërruar qendra e paraburgimit.
Avokati i tij, Fitim Limani ka deklraruar se shtetasi Ekrem Rexhepi është transferuar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz të Podujevës pasi është sulmuar nga të burgosurit në Prishtinë.