Performancë emocionuese, Kejtlin Gjata shkëlqen me “Pakëz Diell” në Junior Eurovision 2022
Shkëlqen në skenën e madhe të Junior Eurovision Song Contest 2022 në Jerevan të Armenisë, Kejtlin Gjata.
Një performacë emocionuese dhe potente ka dhuruar 11-vjearja Kejtlin Gjata, e cila përfaqëson Shqipërinë në Finalen e Madhe të Festivalit Muzikor Europian për Fëmijë.
Me këngën e saj “Pakëz Diell”, Kejtlin Gjata rrezatoi në skenë, ndërsa me vargjet e këngës, tekstin e të cilës e ka shkruar vetë, soli atë që ajo ëndërronte “të ofrojë dritë për fëmijët që përjetojnë ditë të errëta në jetën e tyre”.
Një zë sa i ëmbël dhe i fuqishëm, Gjata depërtoi me këngën e saj tek të gjithë të pranishmit dhe jo vetëm, duke përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në “Junior Eurovision Song Contest 2022”
Në Festivalin Muzikor Europian për Fëmijë janë 16 vende do të “luftojnë” për vendin e parë, një prej të cilave edhe Kejtlin Gjata me “Pakëz diell”.