Përgjigja prekëse e lypëses së vogël shqiptare kur e pyesin: Pse nuk shkon në shkollë?

Shpesh herë nuk kemi kohë apo nuk duam të dëgjojmë për hallet apo problemet që shqiptarët heqin përditë mbi kurrizin e tyre si pasojë e rrëmujës dhe rrumpallës në institucionet shtetërore dhe jo vetëm. Por ky popull ka mjaft shqetësime që ndoshta në pamje të parë mund të duken të vogla, por që në thelb janë një këmbanë alarmi për shoqërinë. Dy djem të ulur në një nga lokalet e shumta të këtij vendi, janë në bisedë e sipër kur befas u shfaqet pranë një vajzë e ndrojtur e komunitetit rom duke u kërkuar ndonjë lek. Ajo nuk është më shumë se 7-8 vjeç. Djemtë e pyesin se përse ajo nuk ka shkuar në shkollë ashtu si të gjithë bashkëmoshatarët e saj. Por përgjigjia e vajzës është sa e papritur aq edhe therëse deri në palcë. Ajo shprehet se kur ka shkuar të regjistrohet në shkollë, i kanë thënë që nuk ka vende! Çfarë duhet të thonë institucionet shtetërore në këtë rast?

 

 

 

Share With:
Translate »
636 Views