Përlot Rudina: “Sa budallaqe isha që mendova se nuk do të të humbas”

Që prej humbjes së të atit, Rudina Dembacaj ka ndarë shpesheherë momentet më të vyera me të, duke sjellë ndër mend kujtime me më të shtrenjtin e saj.
Së fundmi aktorja ka publikuar një tjetër foto me babain, shoqëruar me këto fjalë: “Sa budallaqe kam qenë. Kam menduar se nuk do të humbas kurrë”.
Dembacaj ka treguar se i mungon shumë i ati dhe se humbja e tij e tronditi të gjithë familjen. Megjithatë si një vajzë malësore, Rudina nuk i ka hequr buzëqeshjet nga fytyra e saj, duke zgjedhur ta kujtojë ashtu siç i ati do donte për të.

Share With:
Translate »
415 Views