Përlotet Jonida Vokshi, çfarë ndodhi në studion e Rudinës?

E ftuar pasditen e djeshme në emisionin “Rudina” ishte aktorja dhe moderatorja Jonida Vokshi e cila foli mbi projektet e fundit në anën profesionale, pasionin për aktrimin të cilin e ka pasur që në fëmijëri dhe për moderimin e emisionit “Thurje”.

Sa i përket jetës private, Jonida nuk preferoi të zbulonte nëse ishte apo jo në një lidhje duke u shprehur: “Jam munduar jetën personale ta mbaj sa më shumë të tillë sepse abuzohet”.

Më pas Rudina i tha aktores se njerëzit e saj më të dashur i kanë bërë një surprizë. Në ekran u shfaq vëllai dhe mamaja e Jonidës të cilët e emocionuan aktoren me mesazhin surprizë.

“Më rrënqethe Rudina”, tha Jonida me sytë e përlotur teksa e falenderoi moderatoren për këtë surprizë.

Share With:
Translate »
1448 Views