Përlotet Olsi Bylyku në studio pas mesazhit prekës të babait

Aktori i humorit është përlotur, në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora.

Bylykut i janë mbushur sytë me lot, pasi në ekran është shfaqur babai i tij, i cili i ka thënë se do të jetë gjithmonë mbështetje për të.

Ndërkohë para se të shfaqej inserti, Bylyku, tha se familja e tij ia ka krijuar të gjitha mundësitë dhe kushtet për të bërë një jetë sa më të mirë.

Olsi Bylyku: Babi im ka vendosur tre unaza në zemër dhe për mua është frymëzimi më i madh babi. Gjithmonë do mundohem që të bëjë vepra të mira që ai të ketë zemrën mirë. Kemi ardhur nga zeroja. Ne kemi ardhur këtu pasi na sjellën prindërit në Tiranë, na krijuan mundësi shkollimi. Familja ime na i ka krijuar të gjithë kushtet.

Babai i Olsit: Deri dje thoje se ishe djali jonë, sot ne themi që  jemi prindërit e Olsit. Jemi krenarë që jemi prindërit e Olsit. Uroj që të japësh gjëra sa më të reja për të kënaqur njerëzit. Ne na ke mbështetje.

Olsi Bylyku i përlotur: S’di ça të them.

Share With:
Translate »
208 Views