Përlotet Orgesa Zaimi, në skenën e Dance Albania bashkë me të atin

Performancën e kërcimit të Orgesa Zaimit sonte në Dance Albania, e ka shoqëruar babai i saj në fizarmonikë. E emocionuar, këngëtarja tregoi se për 16 vite karrierë, nuk ka pasur kurrë emocione si këto të kësaj nate.

Pas kërcimit të tangos, për të cilën nuk dha më të mirën e saj si çdo herë tjetër (e kishte të justifikuar), Orgesa e pati të vështirë t’i mbante lotët.

Është shumë emocionuese për mua. Doja të thoja se kam pasur emocionet më të frikshme ndonjëherë në 16 vite karrierë si këngëtare sepse e kam marrë babain me vete dhe doja ta falenderoja publikisht bashkë me mamin që më kanë lindur dhe doja t’i falenderoja që më kanë lënë të lirë të ëndërroj dhe të ndjek ëndrrat e mia. Faleminderit, mami, babi ju dua”,– tha Orgesa e emocionuar.

 

Share With:
Translate »
151 Views