Përloti botën me rolin “Ova”, tregon publikisht mendimin që ka për Tunën dhe Ylli Limanin

“Mrekullia në qelinë Nr.7″ është filmi më i suksesshëm i momentit në Netflix, i cili ka prekur zemrat e të gjithëve. Në rolin kryesor si “Ova” luan vogëlushja 9-vjeçare, Nisa Sofiya Aksongur.

Ajo ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve dhe është vogëlushja më e famshme e momentit.

Së fundmi ajo ka realizuar një intervistë me ndjekësit e saj në Instagram dhe është pyetur se çfarë mendimi ka për Tunën dhe Ylli Limanin.

“Unë i dua ata”, është përgjigjur vogëlushja bukuroshe.

Pëlqimin që ajo ka për Tunën dhe Yllin e ka shprehur edhe më herët duke publikuar këngën e tyre “A don Hala” në InstaStory.

Ky veprim i Nisa Sofiya Aksongur e ka emocionuar shumë këngëtaren shqiptare, e cila i premton asaj se nëse do të takohen do ia këndojë të gjitha këngët e albumit të saj.

“Hey Ova, ma ke ngjall çdo emocion. Nëse takohemi me shumë qejf do ta kisha kënduar gjithë albumin”, kanë qenë fjalët e Tunës.

Ndërsa më herët në një në intervistë për “Intervista.al”, aktorja ka treguar se e njeh Shqipërinë dhe do të donte shumë ta vizitonte për herë të parë.

“Shqipërinë e duam shumë, Turqinë gjithashtu ! Unë mendoj se kemi një kohë shumë të bukur dhe kulturë shumë të ngjashme. Nuk kam qenë asnjëherë në Shqipëri, por do të doja shumë të vija!”, është shprehur ajo.

Share With:
Translate »
1591 Views