Përmbytjet në Pejë, humbin jetën nëna me fëmijën 5-vjeçar

Një grua dhe djali i saj, 5-vjeçar kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në Pejë.

Policia në vend njoftoi se pas vdekjes së 5-vjeçarit, në lagjen “Asllan Qeshme”, u gjet e vdekur edhe nëna e tij, pasi ishte në kërkim për disa orë.

Vdekja e 5-vjeçarit u konstatua nga Spitali i Pejës rreth orës 23:10 të së shtunës. Ndërsa, vdekja e gruas u konstatua nga ekipi mjekësor rreth orës 1:20 të së dielës.

Raportohet po ashtu se në lagjen “Fidanishte” dy persona u dërguan për trajtim mjekësor pas lëndimeve të marra.

Nga përmbytjet janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa kryetari i komunës ka kërkuar ndihmë të menjëhershme. Gazmend Muhaxheri ka thënë se gjendja është shumë e rëndë.

Share With:
Translate »
129 Views