Përmes fotove: Si u festuan Krishtlindjet në mbarë botën
Dritat dhe dekorimet shumëngjyrëshe e bënë këtë urë këmbësorësh në Taipei, Tajvan, shumë të preferuar nga vendasit dhe turistët
Murgeshat duke u lutur në një kishë në Nairobi, Kenia
Në Pakistan, familjet – shumë me fëmijë të vegjël – morën pjesë në një shërbesë në Karachi
Njerëzit duke ndezur qirinj në Stamboll, Turqi
Në qytetin palestinez, Betlehem, vendlindja biblike e Jezusit, u mbajt një meshë në mesnatë
Papa Françesku në meshën e mbajtur në Vatikan, e cila u mbajt më herët se zakonisht për shkak të kufizimeve të Covid
Një fëmijë vrapon drejt një burri të veshur si Babagjyshi teksa ky i fundit ecën me një thes me dhurata pranë qytetit Basra, Irak
Kjo vepër gjigante me rërë e Babagjyshit u shfaq në Odisha, Indi
Në Brazil, zhytësit e veshur si Elf, Babagjyshi dhe gruaja e tij përshëndetën publikun brenda një rezervuari të madh uji në AquaRio në Rio de Janeiro
Një shërbim Krishtlindjesh në Seul, Koreja e Jugut
Njerëzit hanë një darkë Krishtlindjesh me ushqime të dhuruara në një strehë në Tapachula, Meksikë
Mijëra fluturime janë anuluar globalisht për shkak të rritjes së variantit Omicron
Troy Black i veshur si Babagjyshi dhe Steely Vanlue, e veshur si gruaja e tij kalojnë pranë një shtëpie të shkatërruar nga tornadot në Kentucky, SHBA
Njerëzit ecin në një rrugë të ndriçuar në Tokio
Besimtarët e krishterë në Shqipëri kremtojnë Krishtlindjen mes kufizimeve të vendosura nga pandemia e koronavirusit