Përparim Rama përkulet dhe i puth duart nënës para se të marrë detyrën në Prishtinë
KOSOVË- Ka marrë ditën e sotme detyrën Përparim Rama si kryetar i kryeqytetit të Prishtinës.
Gjatë ceremonisë së betimit ajo që ka bërë më shumë përshtypje është gjesti që ai ka bërë kundrejt nënës së tij.
Sipas mediave në Kosovë Përparim Ramës i ka puthur duart nënës së tij të pranishme në ceremoni.
“Nga sot, ne iu përvishemi punëve. Prishtina do të jetë qytet i fëmijëve, të moshuarave, prindërve, sportistëve e artistëve. Vend plot mundësi, qytet i gjelbër. Me trafik të komunikueshëm e i digjitalizuar. Të nderuar asamblistë, si kryetar i Prishtinës, do të bashkëpunoj me secilin prej jush, për të mirën e kryeqytetit, për Prishtinën”, ka deklaruar kryetari Rama pasi mori detyrën./