Përplaset me makinë moderatorja shqiptare me të bijën 3-vjeç
Moderatorja e Ora News, Dajana Shabani është aks identuar dje rreth orës 12 të mesditës, në autostradën Tiranë-Durrës, km i parë, teksa ngiste makinën e saj, tip fuoristradë.
Mësohet se Shabanit i është prerë rruga nga një makinë, tip audi, e cila drejtohej nga një djalë rreth 22 vjeç.
Raportohet se në makinën e moderatores ndodhej edhe vajza e saj 3-vjeçare dhe një mikeshë e Shabanit.
Fatmirësisht, asnjë nuk ka pësuar lëndime, përveç makinës së moderatores, e cila është dërguar më pas për riparim.
Policia po punon për të zbardhur ngjarjen.
