Përqafime dhe lot, ushtaraku shqiptar surprizon të bijën | Video
Ushtaraku shqiptar, Leonard Hida është kthyer sot në atdhe pas 6 muajsh me mision në Afganistan. Sapo është kthyer, Leonardi ka surprizuar të bijën e tij. Në videon e publikuar nga ministrja Olta Xhaçka Leonardi zbret nga autobuzi dhe shkon në vendin ku e pret vajza dhe bashkëshortja.

Vogëlushja kur shikon të atin shkon me vrap drejt tij, i hidhet në qafë dhe thërret “Baba”. Leonardi përqafon të bijën dhe të dy na falin kaq shumë emocione.

“S’ka emocion më të madh kur pas kthimit nga Afganistani të pret kjo bukuroshe. Pas 6 muajsh shërbim në Herat, tetar Leonard Hida nga b2k kthehet në familjen e tij të vogël dhe në familjen e madhe të FA”, shkruan Xhaçka.
S'ka emocion më të madh kur pas kthimit nga Afganistani të pret kjo bukuroshe.Pas 6 muajsh shërbim në Herat, tetar Leonard Hida nga b2k kthehet në familjen e tij të vogël dhe në familjen e madhe të FA.#FAnjëEmocion🇦🇱
Posted by Olta Xhacka on Saturday, July 6, 2019


