Përqëndrohuni tek buzët dhe do ta njihni këtë këngëtar pa jua treguar ne

Në këtë foto të shkrepur në vitin 1978 me siguri nuk e njohët menjëherë se kush është. As ne nuk e njohëm derisa lexuam emrin. “Na ishte njëherë…1978”-shkruan artisti i mirënjohur Sidrit Bejleri krah kësaj fotoje të publikuar në rrjete sociale, të gjetur në arkivat e fotove të tij të vjetra që me siguri i ruan të çmuara.

Rrallëherë Sidriti publikon foto të tilla nga fëmijëria, por me këtë postim me siguri ia ka ëmbëlsuar mbrëmjen ndjekësve dhe gjithashtu u ka shuar kuriozitetin sesi dukej ai ende fëmijë. Në komente i shkruajnë se nuk ka ndryshuar fare ndërsa të tjerë i vënë në dukje flokët. Kujtojmë që sot Sidriti është baba i tre fëmijëve.

Share With:
Translate »
345 Views