Përse disa fëmijë ndalojnë papritur së foluri rreth moshës 2 vjeç?

Pas moshës 2 vjeç e gjysëm, kur fëmija ka filluar të flasë më rrjedhshëm, papritur shfaqet mbajtja e gojës. Prindër mos u shqetësoni, kini kujdes dhe ruani qetësinë. Vërtet fëmija ka folur mirë deri në këtë moment, por ka folur duke imituar të rriturin. Ai nuk i di të gjitha fjalët që përdor. Ato, fjalët, i thotë thjesht përmëndësh, ashtu siç i dëgjon nga i rrituri, por shumë pak fjalëve u di kuptimin dhe si lidhen ato me njëra tjetrën. Kur nuk di kuptimin e fjalës është e vështirë ta përdorësh. Edhe ju kur jeni para eprorëve apo doni të mbroni një tezë tuajën që të tjerët ju dëgjojnë me dyshim apo duke kërkuar të gjejnë se ku do të ngecësh, ju mbahet goja apo bëheni konfuzë. Kjo gjë i ndodh edhe fëmijës tuaj kur ju shqetësoheni, prandaj prindër, ruani qetësinë Qetësia juaj në këtë fazë është mbështetja dhe ndihma më e mirë që mund ti ofroni fëmijës. Prindër të zhvilluarit e të folurës, është një proces që vetëm i thjeshtë nuk është. Lira Gjika

Share With:
Translate »
884 Views