Përse është mërzitur Besa Kokëdhima me të atin?

Përpara një zgjedhje të vështirë, si ngrënia e një gjuhe lope, këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima është detyruar t’i përgjigjet pyetjes se kur është mërzitur ndonjëherë me babain e saj, Koço Kokëdhimën?

Në rubrikën “Ndaje ose haje”, të emisionit “Shiko Kush Luan”, Besa pasi është menduar për disa sekonda ka treguar se është mërzitur me të atin kur ai nuk ka shkuar në një koncert të sajin.

Nëse ju menduat se Besa është mërzitur për ndonjë kapriço e keni gabim. Besa nuk është e tillë.

Ajo dëshiron që babai i saj të jetë pranë këngëtares në momentet më të bukura të karrierës por edhe jetës së saj.

Share With:
Translate »
729 Views