Përse formohen koret në kokën e fëmijës dhe çfarë komplikacionesh fshihen pas tyre

Formimi i koreve në kokën e të porsalindurit është një problem që mund të haset shumë shpesh kryesisht gjatë 5 muajve të parë të jetës. Dallohet shumë lehtësisht sepse shoqërohet nga skuqja e lëkurës së kokës, dhe gjithashtu mund të shfaqet edhe si një formë e rrjebullës në zonën e syve, në formën e zbokthit në zonën e vetullave, por shumë rrallë mund të shoqërohet edhe me kore në trupin e fëmijës, dhe nëse diçka e tillë ndodh do të kemi të bëjmë me dermatit.
Koret e kokës
Shfaqja e tyre nuk varet nga ushyqerja me gji apo me qumësht artificial, por si shkaktar do të shihet rritja e sekretimit në gjendrat përkatëse. Këto kore quhen “dermatit seborroik” dhe konsiderohet si një problem tipik i laktantit, i cili mund të shfaqet edhe në zonën e veshëve të fëmijës.
Komplikacionet
Këto kore, krahas formimit të zbokthit në kokën e fëmijës si edhe skuqjes, mund të shkaktojnë edhe kruajtje si edhe shkëputje të tyre, gjë e cila mund të bëhet burim infeksioni në çdo moment. Nëse koret shkaktohen nga një formë kërpudhore mund të shoqërohen edhe me rënie të flokëve. Në momentin që fillon rënia e flokëve nëna nuk duhet të shqetësohet, kjo pasi një fenomen i tillë është krejtësisht fiziologjik.Koret do të zhduken në mënyrë spontane pas disa javësh, gjë e cila nuk kërkon përdorimin e produkteve specifike. Megjithatë nëse keni dëshirë mund të përdorni një vaj për zbutjen e tyre i cili mund të jetë vaji i bajames dhe më pas të kaloni sipër kokës një krëhër bebesh me fije të buta. Gjithashtu mund të përdorni edhe niseshte orizi ne banjon e bebes, sapun me përbërje vaj ulliri (sapun Aleppo), mund të aplikoni me anën e një pambuku vaj ulliri në kokë si edhe duhet të mbani thonjtë e fëmijës të prerë për të shmangur infeksionet. Evitoni përdorimin e përditshëm të shampos.

Share With:
Translate »
1231 Views