Përse të darkosh me familjen Hadid është kaq e frikshme?!
Kur “Vogue” i zbuloi publikut se si është një darkë në familjen Hadid askush nuk do të kishte menduar apo pritur diçka të tillë.
Me afrimin e Halloween-it, Yolanda Hadid mbledh fëmijët e saj, Gigi, Bella dhe Anwar në një darkë ku të gjithë janë veshur në mënyrë klasike gati gati të frikshme ndërkohë që për darkë u serviren fast-food.
Mes bisedave të çuditshme duket sikur e gjithë familja e tyre pushtohet nga një shpirt dhe nisin të kërcejnë nën ritmet e këngës “The Banana Boat”. Finalja e madhe i shfaq ata në tokë pas humbjes së ndjenjave që u shkaktua nga pjata kryesore e cila mbante brenda kokat e tyre.
Kjo video e çuditshme nuk është pa një qëllim. Stilisti i famshëm Bardia Zeinali dhe gazetari i modës Jorden Bickham kanë bashkuar forcat për të mbyllur në një mënyrë të veçantë Javën e Modës në New York aty ku u prezantua edhe koleksioni i tij të cilin të gjithë pjesëtarët e familjes, i kishin veshur gjatë darkës së tyre famëkeqe.