Përsëritet historia, aty ku mami i saj u shpall Miss, sot sfilon vogëlushja e Flor Binajt
Është mbajtur dje në kryeqytet një sfilatë shumë e veçantë me veshje për fëmijë ku sigurisht, protagonistë janë qenë këta të fundit.
Organizatorët kanë menduar të bëjnë pjesë të sfilatës edhe disa nga vogëlushët e personazheve publikë shqiptarë me të cilët të gjithë njihemi nga rrjetet sociale pasi në përgjithsi, prindërit e famshëm, i bëjnë edhe ata, pjesë të postimeve.
Një ndër fëmijët që sfiluan ishte edhe bukuroshja e Flor Binajt dhe bashkëshoretes së tij, Sadina. Krena, e veshur me të bardha, shkëlqeu në sfilatën e saj, teksa ecte pa ndrojë e me shumë vetbesim, sikur të kishte “lindur” për të sfiluar.
Siç duket, “dardha bie nën dardhë”. E emocionuar, mami Sadina ka postuar videon e këtij momenti në Instagram ku ka shkruar se sa emocionuese ishte të shihte të bijën të sfilonte pikërisht në sallën ku ajo ka fituar si Miss Universe Albania, 12 vite më parë.
Siç ka dhe emrin, Krena, me siguri do t’i bëjë krenarë mami Sadinën dhe babi Florin sepse me siguri ajo do të merret me art, aq shumë sa “i ngjit“ skena. Dhe si mund të ndodhe ndryshe në fakt…
