Përsëritet historia, kjo foto tregon se Mbretëresha Elizabeth është gjithmonë e para që bën vaksinat

Dhe jo sepse është mbretëresha dhe e favorizojnë. Elizabeth bëri vaksinën anti-Covid me bashkëshortin dhe lajmin e nxori pallati mbretëror në shenjë sensibilizimi ndaj skeptikëve.

Edhe më shumë se 50 vjet më parë, me ndihmën e dy fëmijëve Anne dhe Charles, i tregoi botës se të bësh vaksinat është nder që i bën shëndetit. Ndaj i mori të dy fëmijët dhe iu nënshtruan injektimit të vaksinës së Poliomelitit.

Fëmijët në atë kohë ishin 8 dhe 6 vjeç dhe botërisht nisi fushata e vaksinimit ndaj kësaj sëmundjeje. Sot, e bëjnë të gjithë fëmijët, të ndarë në disa doza.

Fotoja që Vanity Fair ka nxjerrë nga arkivat i përket vitit 1957.

Share With:
Translate »
354 Views