Përsëritet historia në Vlorë! Gomonia përplas 7-vjeçarin, i mituri përfundon në spital
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në plazhin e Jonufrës. Një 7-vjeçar është dëmtuar pasi është përplasur nga një gomone.
Drejtuesi i mjetit lundrues, 40-vjeçari me iniciale H. K. është shoqëruar, ndërsa bëhet me dije se i mituri është në kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi:
Sot, rreth orës 17:40, në plazhin e Jonufrës, shtetasi H. K., rreth 40 vjeç, duke drejtuar një mjet lundrues tip gomone, ka dëmtuar një 7-vjeçar, i cili ka qenë duke notuar në afërsi të bregut. Aktualisht fëmija ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar nga Policia për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.