Ky vit ka qenë i lodhshëm dhe pandemia ka ndryshuar jetën e të gjithëve, por pavarësisht kësaj jeta vazhdon dhe prova më e mirë është lindja e bebushave.

Një pjesë e mirë e personazheve të njohura u bënë prindër për herë të parë (ose të dytë)  gjatë këtij viti.

1. Dj Viki dhe Amanda

2.Kledi Bahiti dhe  Pejana Elezi

Me rastin e ditëlindjes së Kledit, partnerja e tij, moderatorja e RTSH-së Pejana Elezi, zbuloi se çifti është në pritje të ëmbël. Në tetor të këtij viti, ajo solli në jetë një vogëlush të quajtur Grid.

3. Mc Kresha dhe Erzina Shehu

Mc Kresha dhe partnerja e tij, Erzina Shehu u bënë prindër me një vajzë të quajtur Iza.

 

4. Fatma Methasani dhe Aflio Rrotani

Fatma dhe Alfio u bënë prindër për herë të parë. Moderatorja solli në jetë vogëlushin Noah.

5. Saraj Karaj dhe Darti

Blogerja e njohur, Sara dhe partneri i saj prej shumë vitesh u bënë për herë të parë prindër pak kohë më parë. Dyshja zgjodhi emrin Tomas për vogëlushin e tyre.

 

6.Alban Skënderaj dhe Miriam Cani

Ameli, vajza e parë e çiftit, u bë motra e madhe e një bebushi të quajtur Duam, i cili erdhi në jetë në janar të këtij viti.

 

7. Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj

Arbana dhe Eduarti vetëm pak muaj më parë u bëne prindër me vogëlushin e quajtur Diell.

 

8. Olta Boka 

Olta Bokaj dhe partneri i saj sollën në jetë Gaia-n në korrik të këtij viti. Këngëtarja zgjodhi ta mbajë shumë sekrete si shtatzëninë ashtu dhe portretin e vogëlushes.

 

 

9. Klea Huta dhe Elgit Doda 

Klea dhe Elgiti u bënë prindër për herë të parë në qërshor të 2020. Çifti solli në jetë vogëlushin Krid pas më shumë se 3 viteve bashkë.

 

10. Ledri dhe Sara

Pak ditë më parë, këngëtari dhe partnerja e tij sollën në jetë vajzën e tyre të parë, të cilën e quajtën Poem Blu.