Përveçse shtatzënë, në Top Channel apo InTv? Flet Fatma Methasani
Ditën e djeshme u përfol se moderatoren shumë të pëlqyer nga publiku, Fatma Methasanin nuk do ta shohim më në INTV dhe se ajo do të zhvendoset në Top Channel. Shkak për këto thashetheme u bë një foto e Fatmës në ambientet e Topit.
Mirëpo sot vetë moderatorja i ka hedhur poshtë këto thashetheme duke postuar një foto nga zyra e saj në INTV.
Fatma shfaqet krah një fanseje e cila ka ndjekur çdo dalje të saj televizive.
Pra siç duket Fatmën edhe këtë sezon do e shohim në drejtimin e “Fun day” në INTV.