Përvjetori i katërt i humbjes së nënës, Melinda emocionon me dedikim

E sotmja mund të jetë ditë e zakonshme për dikë, por jo edhe për reperen Melinda Ademi.

Fiks katër vjet më parë artistja humbi nënën, pasi kjo e fundit u nda nga jeta në moshën 50 vjeçe pas një beteje me kancerin.

E në këtë përvjetor të vdekjes së saj, Melinda i ka dedikuar asaj një postim emocional duke postuar një fotografi, ku dyshja nënë e bijë shihen së bashku.

“4 vite pa ty nëna ime, qoft i përjetshëm kujtimi për ty. Më mungon çdo ditë. Humbja jote pothuajse më theu, por kur e mendoj forcën tënde, më bën të vazhdoj tutje. Për ty jam e fortë”, shkroi mes tjerash artistja.

Kujtojmë se më 8 mars, Melinda do publikojë këngën kushtuar nënës së saj.

Share With:
Translate »
50 Views