Pesë të arrestuar për përdhunim në grup dhe vrasjen e 9-vjeçares

Pesë të dyshuar janë arrestuar në lidhje me përdhunimin brutal dhe vrasjen e një vajze nëntë vjeçare, e cila ra viktimë e një armiqësie familjare në Indi.

Vajza është përdhunuar në grup, u mbyt, koka iu pre me sëpatë dhe sytë iu nxorrën nga vendi raportoi policia në një deklaratë.

Sulmi u krye nga vëllai i vajzës nga ana e njerkës, 14 vjeç, dhe dy shokët e tij në prani dhe me kërkesë të njerkës.

Martesa e dytë e babait të viktimës shkaktoi grindje mes gruas së parë dhe gruas së dytë.

“Atmosfera ishte acaruar në familje për një periudhë kohore, kryesisht për shkak të martesës së dytë të babait,”-tha deklarata.

“Gruaja e parë … kështu nxorri një konspiracion për të eliminuar vajzën e gruas së dytë,”-shtoi policia.

Trupi i vajzës u gjet pranë qytetit Uri më 2 shtator, në një pyll jo shumë larg shtëpisë së saj, shton deklarata.

Ajo u raportua e humbur nga babai i saj më 23 gusht.

Një seri rastesh të përdhunimit brutal në Indi më parë këtë vit kanë tronditur vendin, duke e vendosur çështjen e dhunës seksuale në axhendën kombëtare.

Share With:
Translate »
798 Views