Pink: Kisha frikë se do të isha një nënë e tmerrshme

Këngëtarja Pink kohët e fundit u shpreh se dikur ndjehej “e frikësuar” për t’u bërë nënë. Në një intervistë për People ajo tha se nuk e imagjinonte veten me fëmijë kur ishte më e re.

“Kisha frikë se mos do të bëhesha një nënë e tmerrshme,” tha ajo, duke shtuar se asaj i thanë se të pasurit fëmijë do t’i shkatërronte karrierën e saj muzikore.

“Por oh Zot, të jesh nënë është gjëja më e bukur që kam bërë ndonjëherë, dhe e dua shumë, më pëlqen”, tha ajo. “Është e frikshme se sa e përgjegjshme jam bërë.”

Pink dhe burri i saj, ish-ylli i motocross-it, Carey Hart, kanë dy fëmijë: vajzën Willow, 11 dhe djalin Jameson, 6 vjeç.

Share With:
Translate »
122 Views