Pipero: Ja ç’pritet të ndodhë me Koronavirusin në gjysmën e dytë të janarit

Mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Log” në Abc News ishte mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero. Përgjatë ditëve të fundit, rastet e reja me Koronavirus janë ulur. Për këtë arsye Pipero u pyet nëse duhet të lehtësohen masat shtrënguese.

Mjeku tha se gjysma e dytë e janarit pritet të ketë një shtim të të infektuarve, prandaj duhet bërë kujdes.

“Mendoj se kjo është një sjellje fiziologjike e virusit, gjysma e dytë e janarit do të ketë një shtim të rasteve, por duhet të jemi të përgatitur dhe duhet që edhe për të paktën 2-3 muaj të jemi alert për të mundësuar uljen e dëmit të këtij virusi”, tha ai.

Share With:
Translate »
706 Views