Pippa Middleton dhe James Matthews bëhen prindër për herë të parë, zbulohet gjinia e bebit

James Matthews dhe Pippa Matthews janë bërë prindër për herë të parë. “Dailymail” bën të ditur se Pippa solli në jetë të hënën në orën 1.58 të mesditës, një djalë që peshonte 3 kg e 800 gr.

Pippa u fotografua, teksa hynte në dhomën private të spitalit ditën e djeshme, ndërsa bashkëshorti i saj mbante çantën e bebit. Ashtu siç motra e saj Kate Middleton, edhe Pippa zgjodhi spitalin  St Mary në Paddington për të sjellë në jetë vogëlushin, ku vetëm një natë në këtë spital kushton rreth £7,500.

Ende nuk dihet sesi Pippa dhe James, kanë zgjedhur ta quajnë vogëlushin e tyre.

Ndryshe nga Kate e cila ka kaluar një shtatzëni të vështira me tre fëmijët e saj, Pippa duket se e ka shijuar shumë pritjen e ëmbël, madje në javët e fundit të shtatzënisë ka preferuar të meditojë.

Share With:
Translate »
745 Views