Pippa Middleton nënë për herë të tretë: Vjen në jetë vajza
Pippa Middleton dhe James Mattheës janë sërish prindër! Sipas People, motra e vogël e Kate Middleton ka sjellë në jetë një vogëlushe, para pak javësh.
Lajmi i shtatzënisë u bë publik vetëm në filllim të qërshorit, kur Pippa u pa me barkun e rrumbullakosur gjatë koncertit “Party at the Palace” për Jubileun që kremton 70-vjetorin e Mbretëreshës Elizabeth në fron.
Emri i vogëlushes nuk është bërë ende i ditur. Dyshja janë prindër të dy fëmijëve të tjerë: Grace, 1 vjeç dhe Arthur, 3 vjeç.
Middleton dhe Mattheës u kurorëzuan në martesë në 20 maj të 2017 e ndërsa në tetor të 2018 sollën në jetë djalin e tyre të parë, Arthur.
