Piu shishen me raki, vdes tragjikisht 2-vjeçari në Korçë rrugës për spital

Një ngjarje tragjike është regjistruar paraditen e sotme në fshatin Sul, Devoll.

Një fëmijë 2-vjeçar ka mbërritur i pajetë në ambientet e spitalit të Bilishtit.

Nga të dhënat e para dhe deklarimet e stafit mjekësor, dyshohet se fëmija ka humbur jetën pasi ka konsumuar aksidentalisht një sasi pije alkoolike, konkretisht raki nga një shishe që familjarët e kishin lënë në banesë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

E ëma e ka gjetur djalin të shtrirë në dysheme dhe e ka çuar menjëherë në spital por fatkeqësisht fëmija ka ndërruar jetë në banesë.

“Paraditen e sotme, në spitalin e Bilishtit, ka mbërritur i pajetë një i mitur 2-vjeçar, nga fshati Sul, Devoll. Nga të dhënat e para dhe deklarimet e stafit mjekësor, dyshohet se fëmija ka humbur jetën pasi ka konsumuar aksidentalisht një sasi pije alkoolike (raki), nga një shishe që familjarët e kishin lënë në banesë.” – njofton policia.

Share With:
Translate »
177 Views