Pjerin Ndreu humb njeriun e shtrenjtë: Nuk ja dolëm nënë, na theve zemrat
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka humbur sot njeriun më të shtrenjtë, nënën.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ndreu përmes një postimi në “Facebook” ku shkruan se ikja e saj nga kjo botë i ka thyer zemrën gjithë familjarëve.
Ndreu gjithashtu përmes postimit njofton se nesër në orën 12 do të jepet lamtumira e fundit.
“Nuk ja dolem nene! Ike dhe na le! Na thyve zemrat. Gjithkush e do nenen e tij, dhe ne te deshem aq shume, per zemren tende te madhe qe tu semur e te mundoi aq shume. Ik e qete te babai, perqafoje se te ka marre malli, thuaji se na le si te deshi zemra! Lamtumire nene e dashur dhe e shtrejte!
Duke mirekuptuar gjithkend per situaten, pritja per nenen do behet tek Shtepia Funeraleve “Alba2000” prane Medresese, nga ora 14 e dites se sotme deri ne oren 11 te dites se neserme. Varrimi neser ne oren 12 ne Tufine!”, shkruan Ndreu.