Plagoset 16-vjeçari, niset me urgjencë drejt spitalit të Traumës!

Një 16-vjeçar është plagosur me thikë në vendin e quajtur “Plazhi i ri”, në lagjen nr.3, Sarandë.

Sipas policisë lidhur me këtë ngjarje është arrestuar i mituri me iniciale O. H., 16 vjeç, banues në Sarandë.

Ky person, në vendin e quajtur “Plazhi i ri”, në lagjen nr.3, Sarandë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht, e me pas ka plagosur me një mjet të mprehtë (thikë) bashkëmoshatarin e tij, me iniciale B. A., 16 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën./

Share With:
Translate »
246 Views