Plagoset djali i prezantueses së famshme
Nicola Bettarini 19 vjeç, djali i prezantueses së njohur italiane Simona Ventura dhe i ish- futbollistit italian Stefano Bettarini është plagosur me thikë një natë më parë në një diskotekë të njohur të Milanos.
Ngjarja ka ndodhur pas një grindje që grupi i miqve të 19 vjeçarit ka pasur me disa të rinj.
Mediat italiane informojnë se djali i Simona Venturës është goditur me thikë ndërsa po përpiqej të mbronte një mikun e tij, djali i një oficeri të policisë financiare dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Prezantuesja e njohur italiane, Simona Ventura, ka informuar me anë të profilit të saj Twitter se “djali i saj është jashtë rrezikut për jetën”.
Persoanzhe të botës televizive italiane, miq e dashamirës të Simona Venturës dhe të ish- futbollistit Stefano Bettarini kanë shprehur solidaritetin e tyre për këtë moment delikat që po kalojën si prindër.
Mes tyre dhe kantautori shqiptar Ermal Meta.
