Plakja e popullsisë, qeveria shqiptare ka gati projektin që i vjen në ndihmë çifteve të reja

Rënia drastike me 25 % të numrit të lindjeve në vend duket se ka shqetësuar edhe qeverinë e cila po merr masa për ta ndaluar këtë fenomen.
Ashtu si shumë shtete të tjera, qeveria shqiptare po mendon për një paketë të mirëfilltë ndihme për çiftet e reja me qëllim që të kthejë në kah të kundërt uljen demograke.
Lajmi nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, teksa ka folur për aktin normativ në seancën parlamentare, i cili sjell ndryshime në buxhetin e vitit 2018. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në tremujorin e dytë të vitit, numri i lindjeve pësoi rënie drastike me 25%.
“Kryeministri ka marrë inisiativën për të materializuar një politikë strehimi në favor të strehimit të ccifteve te reja, me qëllim rritjen demografike.
Për t’i bërë thirrje çifteve të reja që duke i ndihmuar aq sa mundemi, se ky është vendi, kjo është mundësia, që të kthejmë mbrapsht uljen demografike”, tha ministri.
Ndërkaq, rritja e pagës reale është një tjetër sfidë  qeverisë në vitet në vijim, Ministri Ahmetaj theksoi se papunësia dhe pagat e ulta vijojnë të jenë një problematikë e vazhdueshme. Sipas tij, në këtë drejtim qeveria do të nisë një reformë të thellë ku të gjithë punëkërkuesit e papunë dhe ata që marrin ndihmë ekonomike, do t’i nënshtrohen rikualifikimit.

Share With:
Translate »
699 Views