Plane për fëmijën e dytë? Kylie dhe Travis i kanë gjërat e qarta

Kylie Jenner e ka mbajtur të fshehtë shtatzaninë e saj me Stormy për plot 9 muaj. Mos u habisni nëse do mësoni se ajo është sërish në pritje të ëmbël.

Sipas një burimi për “People”, Kylie do edhe një fëmijë tjetër.

Kështu, vogëlushja Stormi e cila në 1 shkurt mbush 1 vjeç mund të bëhet me një motër ose vëlla së shpejti.

Thuhet se së fundmi Travis ka reduktuar orarin e punës së tij për të shpenzuar më shumë kohë pranë familjes.

Kylie dhe Travis kanë folur për martesën dhe planifikojnë të martohen në një të ardhme të afërt.

Ndër të tjera burimi është shprehur: “Kylie mendon se martesa është veprim që duhet ndërmarrë në mënyrë të kujdesshme!”

Share With:
Translate »
634 Views