Planet për një fëmijë tjetër? Bieta Sulo tregon marrëdhënien me vajzën e Albanit

Janë bërë prindër para një viti, por janë gati për një fëmijë tjetër. Bieta Sulo dhe Alban Dudushi mesa duket i kanë planet e qarta për një fëmijë të tretë. Bieta ka qenë e ftuar në emisionin “Thumb” të Fatmës dhe Aulonës ku ka rrëfyer planet e afërta për një fëmijë tjetër.

Albani ka edhe një vajzë nga martesa e tij e parë dhe siç tregon Bieta ato kanë një marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën. Joelle dhe motra e Bietës kanë qenë të parat që e kanë mësuar lajmin e bukur se moderatorja ishte shtatzënë. Joelle ka qenë shumë e lumtur se do të bëhej me vëlla dhe madje nuk i besohej.

Bieta ka treguar se me Joelle-n nuk ka luajtur rolin e mamasë, por është sjellë me të si një shoqe e madhe.

“Besoj se marrëdhënia që kam pasur më parë me Joelle më ka ndihmuar në rolin tim si nënë. E njoh Joelle që fëmijë. E kam thënë që Joelle nuk kam dashur kurrë t’i bëj mamanë, por përkundrazi, jam shoqja më e madhe. Besoj se ka ndikuar diçka sepse sa herë që vinte te shtëpia tregoja një lloj përkujdesjeje ndaj saj”,-tregon Bieta.

Share With:
Translate »
729 Views