Platori feston ditëlindjen, urimi i Naimit tejet emocionues
Në familjen Abazi sot mbretëron gëzimi, pasi Platori feston ditëlindjen e tij. Me këtë rast, babai i tij, Naim Abazi, ka ndarë në rrjete sociale një postim emocionues, ku ka shprehur gjithë dashurinë dhe krenarinë për të birin.
“Sot është dita jote, biri ynë! Një ditë që sjell dritë, gëzim dhe krenari për ne si prindër. Ti je frymëzimi, forca dhe gëzimi ynë. U bëfsh çdo ditë më i lumtur, më i suksesshëm dhe i mbushur me dashuri,” shkruan Naimi në urimin e tij.
Artisti i njohur shton se ai dhe bashkëshortja e tij, Mihrije Braha, ndihen prindërit më të lumtur në botë që kanë një djalë si Platori.
Urimi i tij i sinqertë ka marrë shumë pëlqime e komente, me fansa dhe miq që i bashkohen urimeve për Platorin me fjalët më të bukura.