Pllaq e plluq, ky takim i gjyshes së Dojnës me Vlashentin ndodh pothuaj në çdo familje shqiptare
Dojna Mema dhe Vlashent Sata janë prej kohësh në një lidhje dashurie qe po shkon mirë për të dy. Sigurisht gjithçka është bërë edhe familjare, ama deri sot, nuk e kishim parë një nga këto momentet tipike familjare, kur vjen dhëndri në shtëpi dhe gjyshja e nuses e pret. Dojna sot na tregoi si e pret Vlashentin gjyshja e saj, e cila është po aq e famshme sa mbesa. Sapo hyn në shtëpi, ajo e komenton për pantallonat e bardhë e më pas ka takim nga ai i ndjeri, për të cilin të gjithë mezi presim të takojmë gjyshen.
Një përqafim dhe puthje e madhe, e pastaj bisedat e ditës.
Momentin e parë që e ka takuar partnerin me gjyshen Dojna nuk na e tregoi, ama me këtë të sotmin na tregoi shumë për raportin e tyre. Vlashentin e do gjithë familja.