Po dërgonte fëmijët në shkollë, plagoset 43-vjeçari në Lezhë
Një 43-vjeçar ka mbetur i plagosur në fshatin Balldre në Lezhë. Sipas informacioneve mësohet se i plagour ka mbetur Hilë Gjini, i cili ka marrë disa plumba në këmbë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë banesës së 43-vjeçarit teksa ky i fundit ka qenë duke dërguar fëmijet në shkollë.
“Në fshatin Balldre, Lezhë, pas një konflikti për motive ende të paqarta, shtetasi Gj.Gj.,ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin H.Gj.,43 vjeç, banues në fshatin Balldre, i cili është transportuar në spitalin Rajonal , Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, sqaron polica.
Ndërkohë mësohet se Policia e Lezhës ka arrestuar autorin e ngjarjes, Gjin Gjinin, i cili akuzohet se për motive pronësie ka plagosur 43-vjeçarin.