“Po e presim”, Eliona Pitarka gati për bebin nr.2

Eliona Pitarka ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit duke iu përgjigjur pa ngurrim pyetjeve të tyre. Ndër të tjera aktorja ka zbuluar planet për një fëmijë të dytë.

“Sa shumë po më pyesin, kur ta ketë shkruar Zoti do vijë…. ne po e presim”, shkruan Eliona.

Një tjetër ndjekës e pyeti: “Çfarë e bën një raport të shkëlqyer me bashkëshortin, ndonjë këshillë për të martuarit?”

“Komunikimi është gjithçka. Besimi i plotë tek njëri-tjetri, mbështetja maksimale dhe të qenurit ‘fansi’ numër 1 i partnerit/es tënd/e. Të qennit mbi të gjitha shokë të ngushtë! Mos të konsideruarit njëri-tjetrin si ‘burri’ dhe ‘gruaja’ dhe të ndahen detyrat… por të punuarit në skuadër me njëri-tjetrin për të arritur çdo gjë bashkë”, iu përgjigj aktorja.

E pyetur nëse është xheloze për bashkëshortin e saj.

“Për të vetmen femër që jam xheloze është Gala”, u përgjigj Eliona.

Share With:
Translate »
118 Views